Rama kujton ndalimin e përdorimit të qeseve plastike: Më 1 korrik nisim me gjoba

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook disa foto ku tregon se dyqanet kanë zëvendësuar qeset plastike me ato prej letre dhe sjell në rikujtesë se nga data 1 korrik, nis aktivizimi i gjobave për çdo biznes që mban qese plastike jo sipas standardi të përcaktuar.

 

Postimi i Ramës:

Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës

 

Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për pazar

 

Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin

 

Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!

 

 

TE TJERA