Qytetari shokohet në urbanin e Institutit: Filmon burrin me thikë në dorë!

Një qytetar është shokuar teksa ka parë sot në urbanin e Institutit një burrë, I cili në dorë mbante një thikë. Sipas qytetarit, burri e ka mbajtur thikën gjatë gjithë rrugës dhe shpesh lunate me të.

 

Këtë gjë e kanë vënë re edhe pasagjerët e tjerë të urbanit, por askush nuk ka reaguar.

 

Qytetari shprehet se kjo nuk është aspak normale dhe se nga momenti në moment, mund edhe të ndodhte diçka e keqe.

 

Nuk dihet pse burri në video është duke e bërë këtë veprim, por kjo është e rrezikshme.

TE TJERA