Dyqani bën gjestin e bukur meqë jemi në mes të vapës përvëluese…

Një dyqan në Prishtinë duket se u ka dhënë një shembull mjaft të mirë të gjithë shqiptarëve në lidhje me humanizmin, sidomos në këto ditë tepër të nxehta vere.

 

Para tij është vendosur një bidon i madh nga i cili mund të marrë ujë dhe të pijë kushdo nga kalimtarët pa pagesë. Qytetarët e kanë pritur mjaft mirë këtë gjest dhe e kanë përshëndetur.

 

Të mendosh që në Tiranë, për të mos folur pastaj për në qytetet bregdetare, jo vetëm që ata që kanë biznese nuk bëjnë një gjest të tillë, por edhe kur shkon të pish kafe, duhet të blesh patjetër shishen me ujë, ndryshe harroje.

 

Shqiptarët e Kosovës dihet tashmë që janë më të dhembshur dhe të ndjeshëm sesa ne të Shqipërisë, që më shumë e kemi mendjen për t’ia futur njëri-tjetrit dhe të nxjerrim dhjam nga pleshti kur i thonë.

 

Urojmë që këtë gjest të këtij biznesi në Prishtinë ta ndjekin edhe biznese të tjera qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri, pasi këto ditë janë vërtet të nxehta.

 

Tashmë i nxehti afrikan ka ardhur në Shqipëri dhe këto vlera të larta pritet të na shoqërojnë të paktën deri në fund të muajit gusht.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...