Çfarë ndodhi? Fansat ‘bëjnë bashkë’ Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn (FOTO)

Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

 

Dyshja tërheqin vëmendje në çdo postim të tyre në rrjetet sociale, ku numërojnë shumë ndjekës. Kësaj here moderatorja dhe këngëtarja, kanë vendosur t’i dedikojnë një postim ndjekësve dhe fansave të tyre, duke lënë pas postimet ‘thumbuese.’

 

Me anë të një postimi në Instastory, Bora Zemani ka treguar një video që fansat e saj kishin krijuar. Krahas videos, moderatorja ka bërë një shkrim falendërues për të gjithë fansat e saj.

 

“Oh sa më preku kjo video. Mbështetja juaj është shpërblimi më i madh për mua!! Veç të tjerash ju kam dhe kaq të talentuar dhe duket në çdo foto apo video që më dedikoni! Ju e dini që ju shoh dhe kam gjithmonë buzëqeshje në fytyrë! Nuk e mendoja ndonjëherë që njerëz që nuk i njeh, mund të të japin kaq shumë forcë e dashuri! Ju jeni fansat e mi?! Jo, unë jam fansja juaj për dashurinë pa kushte që më jepni çdo ditë! Ju dua!”- shkruan moderatorja.

 

Nga ana tjetër Beatrix Ramosaj ka zgjedhur rrjetin social Twitter për të falendëruar ndjekësit e saj. Ajo që vihet re është se videoja e fansave të Borës dhe Beatrix është shumë e ngjashme, ku shihet se fansat e tyre kanë krijuar llogari të shumta në mbështetje të tyre.

 

“Sa shumë lezet”– ka shkruar Beatrix krahas videos së ndarë në Twitter.

 

Bora dhe Beatrix janë përfolur prej muajsh në mediat rozë për shkak të historive të tyre me aktorin Donald Veshaj.

 

Prej javësh vëmendja është përqendruar tek Bora dhe Donaldi dhe kjo pasi çifti u kap mat në të paktën dy raste teksa gjendeshin së bashku në Itali. Duket se jo të gjithë e kanë pritur mirë ribashkimin e tyre. Ata kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëri- tjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve edhe jashtë Shqipërisë, ku janë fotografuar bashkë.

 

Ndërkohë disa ditë më parë Beatrix foli për herë të parë drejtpërdrejtë për ribashkimin e Borës dhe Donaldit duke u uruar atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për ribashkimin e çiftit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...