Blero pendohet për ndarjen nga Afrona/ Këngëtari kërkon rikthimin te bashkëshortja

Këngëtari Blero Muharremi ka zgjedhur të heshtë në lidhje me raportin e tij me Afrona Dikën, me të cilën prej javësh thuhet se i kanë dhënë fund martesës së tyre.

 

 

Dhe pse ende nuk ka një konfirmim nga ana e çiftit, kanë qenë detajet nga më të shumtat të tyre, të cilat tregojnë se ata nuk janë më bashkë. Së fundmi, Blero ka publikuar këngën e tij ‘N’heshtje’ dhe fansat janë të bindur se balada është një dedikim për modelen.

 

 

Rikujtojmë se detaji që u vu re tek Afrona i vuri pikat mbi ‘i’ marrëdhënies së tyre. Ajo kishte hequr unazën e martesës me këngëtarin e njohur. Unaza e veçantë, e rrethuar me diamante në të gjithë strukturën, ishte simboli i dashurisë me të cilën, Dika krenohej duke e postuar në rrjete sociale.

 

 

Prej disa muajsh, modelja është treguar e kujdesshme duke fshehur në foto gishtin e unazës, mirëpo sot ajo e ka shfaqur haptazi heqjen e unazës. Kjo erdhi pasi Blero u tregua i paqartë në dy intervistat e tij të fundit.

 

 

Këngëtari u shpreh se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga ‘Instagrami’ deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë.

 

 

“Unë ‘Instagramin’ tim nuk e kam personal, e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur. Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme. Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse skam interes”, tha Blero gjatë asaj kohe në “Shqipëria Live” dhe më pas për ‘Prive’.

 

 

Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, aty ku edhe jeton prej kohësh.

 

 

Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin.

 

 

Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.

Kiara bisedon me Luizin ai ia kthen: ‘Oltën e shklyem bashkë. O të dy, ose asnjëri në këtë shtëpi’!

Luiz Ejlli edhe njëherë përsëriti faktin që nëse del Kiara Tito, do dalë edhe ai. Teksa po bisedonin në suitë, këngëtari i tha moderatores...

Eni i BBV i jep fund beqarisë me gazetaren e njohur? Dalin fotot nga ceremonia e tyre…

Disa fotografi të publikuara në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale, ku gazetarja Sonila Musai shfaqet me vello nusërie dhe Eni Tare,   ish-banori i...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Fëmija me sindrοmën Dοwn i dashuruar pas Luizit: “ti nuk më pëlqen se e shan” video

Luizi ka marrë informacionin më të rëndësishëm nga njerëzit...

Eni i BBV i jep fund beqarisë me gazetaren e njohur? Dalin fotot nga ceremonia e tyre…

Disa fotografi të publikuara në faqet e tyre zyrtare...

Armando Broja i bën surprizën e bukur Luizit brenda në shtëpinë e BBV (foto)

Tashmë reality show “Big Brother VIP Albania” ka përfshirë...