Zbulohet skandali/ Kush është personi misterioz, që tentoi të shiste sekrete shtetërore? Artan Hoxha plas deklaratën e fortë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar një skandal ku bën me dije se një person me funksion të lartë shtetëror në kabinetet qeveritare ka tentuar të shesë sekrete shtetërore tek agjencitë e huaja jo miqësore, në këmbim të shkollimit të djalit të tij.

“Kush është “Çelësi”? Personazhi misterioz me funksion të lartë shtetëror në kabinetet qeveritare, që tentoi të shiste sekrete shtetërore tek agjencitë e huaja jo miqësore, në këmbim të shkollimit të djalit të tij?”, shkruan Karamuço, në Facebook.

Mirëpo nuk ka munguar edhe komenti i gazetarit Artan Hoxha i cili ka bërë një reagim ironik. “Aman ore me thoni cfare sekreti ka ne kete vend qe ti gjejme pazar ku ta shesim”, shprehet Hoxha.

Komenti i i Hoxhës

Po mire mor burre akuzojme kryeministrin nga mengjesi ne darke se na ka shitur te Serbia dhe pastaj kerkojme “kyçin” se ka shitur sekrete te nje shteti “han pa porta”

Aman ore me thoni cfare sekreti ka ne kete vend qe ti gjejme pazar ku ta shesim

TE TJERA