Motori u nda në dy pjesë pasi u përplas me betonierën, ndërron jetë 40-vjeçari

40-vjeçari që mbeti i dëmtuar nga aksidenti në Tiranë, nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

 

Lajmin e bën të ditur Policia përmes një komunikate zyrtare. Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur rreth një orë më parë, ku motori me drejtues 40-vjeçarin është përplasur me betonierën. Përplasja ka qenë aq e fortë, sa motori u nda në dy pjesë.

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

 

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se:

 

Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.

TE TJERA