Keni bërë plane për këtë të dielë? Zbuloni çfarë parashikojnë meteorologët

Në Shqipëri dhe rajon pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë.

 

Pasdite priten disa zhvillime në zona të izoluara me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

 

Rrebeshe të fuqishme shiu dhe mundësi për shtrëngata nesër pasdite vonë ka në Kosoven Lindore dhe verilindje-lindje të Maqedonisë së Veriut.

 

Të dielën pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe më të qetë, me temperatura maksimale rreth 31, 32 gradë Celsius.

 

Në Shqipëri dhe Maqedoni edhe më nxehtë. Pasdite në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore do të ketë gjasa për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë, por vetëm në disa zona.

 

Nga e hëna na pret mot kryesisht stabil, me diell dhe mjaft i nxehtë. Gjasat për ndonjë rrebesh të izoluar, afatshkurtër do të jenë të vogla, por jo inekzistente.

TE TJERA