Do dyfshohen rastet/ Epidemiologu Alimehmeti paralajmeron per variantin e ri te covid

Në emisionin “Java në Dritare” ishte i ftuar mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti për të folur për Covidin dhe një valë të re që mendohet se sjell lajme të këqija për këdo që ka planifikuar pushimet verore.

 

Ai tha se ky variant i ri i kishte dhënë provat në Afrikën e Jugut e më pas në Evropë se dyfishonte rastet por humbjet e jetëve qëndronin të ulëta. Mjeku shtoi se gjasat për të pasur një sëmundje të rëndë janë më të ulëta se në variantet e tjera.

 

“Aktualisht kemi të bëjmë me një nënvariant të Omicron, që është me siglën BA.5 por që në fakt nuk është gjë e re sepse e pamë në Afrikën e Jugut në muajin prill ku rastet u rritën shumë për rreth një muaj dhe pastaj në vijim ra.

 

Kemi vënë re që nga Afrika e Jugut, në Britani e drejt Evropës ka një spostim në javë që po përballen me rritjen e rasteve.

 

Diferenca jonë nga këto shtete gjatë valëve të tjera ka qenë katër javë kurse me këtë variant është rreth dy javë. Kemi dhe në Shqipëri rritje e shpesh edhe dyfishim të rasteve.

 

Megjithatë situata e vdekshmërisë nuk po ndryshon për keq, të paktën tani që flasim pasi asnjëherë nuk i dihet. Gjasat për të pasur një sëmundje të rëndë janë më të ulëta se në variantet e tjera”, tha Alimehmeti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...