VIDEO/ ZARA në Tiranë “godet” përsëri, tjetër çmim në etiketë, tjetër në kasë

Duket se dyqanet në Shqipëri vazhdojnë të bëjnë “numra” me qytetarët. Imagjinoni pak, ti punon si “kafshë” për 8 orë apo më shumë në punë, duron budallallëqet e shefave dhe në fund pasi del nga puna dhe kërkon te shpenzosh ato pak para që të kanë dhënë me një mijë mundime, ta “fut” edhe dyqani.

 

Duket se një rast i tillë mashtrimi ka ndodhur me një vajzë në dyqanin e ZARA në TEG. Vajza ka kontaktuar redaksinë tonë dhe është shprehur se ka blerë një veshje fëmijësh, por ka mbetur pa fjalë kur ka parë faturën, sepse tjetër çmim ka qenë në etiketë dhe tjetër çmim i kanë mbajtur në kasë kur ka bërë pagesën.

 

Vajza ka dërguar edhe një video ku duket se çmimi në etiketë është 1790 lekë ndërsa çmimi në kupon është 1990. Jo vetëm kaq por vajza denoncon se është përballur edhe me arrogancën e menaxheres e cila i ka thënë “po deshe lëre, po deshe merre”.

 

Në vijim denoncimi i qytetares:

Pershendetje joq. Urdheroni s’kam dash ta bej publike ne faqen tuaj por e kam bere ne profilin tim ne instgram. Une kam blere vetem nje produkt por nese do blija te tjere s’do e vija re fare. Kur i thashe menaxheres me tha eshte bere nje gabim i etiketes ndjese po deshe lere po deshe mere ne menyren me arrogante me eshte pergjigjur.

 

TE TJERA