(VIDEO) Çudit shqiptari: Sa më i kulturuar të jesh aq më pak fëmijë bën! Unë 45 vjeç dhe jam akoma beqar

Kur është mosha e duhur për t’u martuar? Studimet thonë se mosha ideale është diku te 30 vjec, pasi në këtë moshë njeriu konsiderohet i pjekur dhe i maturuar për të marrë një përgjegjësi të tillë.

Por si mendojnë qytetarët e Tiranës për këtë gjë? Përgjigjet janë nga më të ndryshmet, por më e spikatura që kemi zgjedhur ta ndajmë me ju është kjo e këtij qytetari.

“Njeriu sa më i kulturuar është aq më pak fëmijë bën. Unë jam 45 vjeç dhe jam akoma beqar. Nuk e ndjej akoma të nevojshme të krijoj një familje dhe të grindem me gruan gjithë ditën. Duhen kushte të kënaqshme financiare.

Do martohem mbas moshës 50 vjeç siç bëjnë mbretëritë. Gruan do e doja 25-35 vjeçe, jo më shumë. Ndërsa mosha e duhur për tu bërë prind është 55 vjeç”, tha qytetari për BoxPop e Abc.Ndërsa të tjerë qytetarë mendojnë komplet ndryshe nga zotëri dhe shumë prej tyre thonë se mosha e duhur për t’u martuar është te 25-30 vjec.

Mosha e duhur për t’u bërë prind, pas moshës 30 vjecare. Por të gjithë janë të një mendimi kur vjen puna të fëmijët, të gjithë thonë se 1-2 fëmijë janë mjaftueshëm sot, më shumë është e vështirë për t’i rritur.

TE TJERA