Nëna e të zhdukurës në Librazhd përplaset me shoqen e të bijës: Ju kapa në shtëpinë tënde… (VIDEO)

Të tjera detaje dalin në dritë nga zhdukja e 31-vjeçares Marjeta Zylali në Librazhd, duke lënë vetëm dy fëmijët e saj.

Nëna e të resë ishte e ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, ku hodhi akuza të drejtpërdrejta mbi shoqen e Marjetës, Valentinën, duke thënë se dyshon që ajo po e shfrytëzon për interesat e saj.

Emisioni ka kontaktuar me shoqen e të zhdukurës, e cila në një lidhje telefonike në studio është përplasur me nënën e 31-vjeçares, teksa kanë dhënë informacione të ndryshme mbi ngjarjen dhe marrëdhënien mes dy vajzave.

Pjesë nga debati në studio:

Nëna: E kapa mat në shtëpinë e Valentinës katër ditë para se të zhdukej, dhe i thashë që do të të rrjep.

Valentina: Jo, nuk ka qenë në shtëpinë time katër ditë para se të zhdukej. Te shtëpia ime ka qenë dhe i kam dhënë vetëm një bidon me vaj. E hoqa nga fëmijët e mi dhe ja dhashë asaj. Kaq. Kontakt tjetër nuk kam pas.

Pse e keni njohur me Gentian Kocin?

Valentina: Unë nuk e njoh kush është ai.

Nëna: Ti i di të gjitha, e njeh.

Valentina: Farie mos më fut mua në sherr, se ju i dini të gjitha çfarë ka bërë goca juaj.

Nëna: Pse të djeg ty?

Valentina: Nuk e njoh Gentianin.

Nëna: E njeh, ka pi kafe me të.

Valentina: Marjeta nuk më ka treguar për lidhjet e saj.

Po Bledin nga Pogradeci e njihni?

Valentina: Jo, nuk e njoh. Nuk e di fare nga ka ikur ajo, vetëm kur më mori e motra, ishte dhe Faria prezentë, kur më pyetën. Ata e dinë vetë për punën e Gentianit, unë nga ata e dëgjova emrin e tij. Bidonin e vajit ja kam dhënë para një muaji e ca. Kam edhe burrin dëshmitar. Ka mbi një muaj e ca. Nuk e di pse ka ikur Marjeta. Ajo ka ikur nga shtëpia e vet, unë nuk di gjë.

Ke folur me shefin e komisariatit të Librazhdit?

Valentina: Jo, nuk më kanë marrë.

TE TJERA