A keni pasur shumë nxehtë sot? Nuk e keni idenë çfarë do ndodhë javën e ardhshme…

Dita e sotme ka qenë shumë e nxehtë pasi vapa tashmë mund të thuhet që ka ardhur zyrtarisht, por ky është vetëm fillimi, vapa më e madhe ende s’ka ardhur.Termometri gjatë fundjavës në vendin tonë pritet të shënojë 36-37 gradë Celsius.

 

Lajda Porja nga MeteoAlb, thotë se zonat më të nxehta do të jenë Kopliku, Shkodra, Tirana, Gjirokastra, Elbasani, Berati.Në zonë të caktuara, do të kapërcehet dhe kjo vlerë dhe mund të arrihet deri në 39-40 gradë Celsius. Këto vlera pritet të jenë thuajse deri në fund të gushtit, pasi është thënë edhe më parë që sivjet na pret një verë e nxehtë.

Megjithatë, mëngjeset dhe mbrëmjet nuk janë më temperatura shumë të larta, janë lehtësisht mbi mesataren shumë vjeçare. Mesdita më pas është e nxehtë.

 

Nuk ka reshje shiu, me përjashtim mbrëmjen e së shtunës, ku priten rrebeshe të izoluara në veri-verilindje. Pritet që i nxehti të na shoqërojë jo vetëm këtë fundjave, por dhe fillimin e javës tjetër.Sipas parashikimeve, më e keqja pritet javën që vjen, thotë Lajda Porja, që do të thotë se do të jenë ditë me temperatura përvëluese për të gjithë.

TE TJERA