Shqiptari denoncon gruan e tij: Më ka vjedhur 28 milionë lekë të vjetra, ia ka dhënë të …

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 41-vjeçare. Gruaja me inicialet A.N., është denoncuar në polici nga burri i saj.

Ky i fundit është ankuar se bashkëshortja vjedh lekët e shtëpisë. Burri ka deklaruar se gruaja i kishte vjedhur një shumë prej 28 milionë lekësh të vjetra, para që i ka dërguar tek të afërmit e saj.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. N., 41 vjeçe, banuese në fshatin Voskopojë, Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën bashkëshortore,

në fshatin Voskopojë, Korçë, një shumë të konsiderueshme parash, një pjesë e të cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

TE TJERA

spot_img