Rama sulmon gazetaren bullgare në Bruksel: Jeni një turp!

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar për dhënien e statusit të vendit kandidat, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Pjesë e samitit do të jenë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në Bruksel ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, i cili bashkë me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Rama ka folur sot para Samitit të BE-së në Bruksel. Ai u ndal tek çështja e Bullgarisë e cila ka bllokuar hapjen e bisedimeve zyrtare për shkak të një mosmarrëveshjeje me Maqedoninë e Veriut që lidhet me historinë dhe gjuhën, ndërsa ka sulmuar gazetaren bullgare të cilës i tha se janë një turp dhe që pengojnë dy vende të tjera të NATO-s.

“Ohh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vende të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Evropë por jo në Bullgari”, u shpreh Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...