Keni dëgjuar kështu? Reperi shqiptar mëson që partnerja është shtatzënë por ajo se dinte…

Zakonisht janë gratë ato që mundohen të surprizojnë partnerët e tyre me lajmin se do bëhen me fëmijë.

Por në rastin e Gold Ag ka ndodhur e kundërta. I ftuar në “Ftesë në 5” reperi zbuloi se lajmin se do bëhet baba për herë të dytë e mësoi më përpara partneres.

“Lajmin e mora pak para nuses. Ka patur shenjat e shtatzënisë dhe kur shkuam në klinikë i kërkuam gjinekologes mos t’i tregojë edhe nëse është. Më vonë e kuptoi, por ishte si surprise”, tregoi Gold Ag.

Reperi zbuloi se dhe fëmija i dytë është djalë dhe kanë menduar edhe emrin por nuk e zbulojnë derisa djali të vijë në jetë.

“Jemi në pritje të fëmijës së dytë i cili është prapë djalë. I dua edhe vajzat edhe djemtë. Në jetë kam patur nevojë për vëllezër dhe më vjen mirë që djali im do bëhet me vëlla. Shpresoj të bëhen edhe me vëllezër dhe motra të tjerë. E kemi menduar edhe emrin, do e zbulojmë në shtator kur të vijë në jetë. Është një emër që më ka pëlqyer dhe lidhet edhe me Guerilin”, tha Gold Ag.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...