Vodhën biçikletë me vlerë 5000 euro, dalin pamjet si kryhej vjedhja

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pedals” janë vënë në pranga 4 persona që vidhnin biçikleta ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Konkretisht, janë arrestuar 20-vjeçari Mateo Dedaj, 19-vjeçari Kevin Matraku, 18-vjeçari Eno Cenollari, dhe 20-vjeçari Dejvid Luca, të katërt banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim 19-vjeçari me iniciale M. M., banues në Berat.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se këta persona kanë vjedhur një biçikletë me vlerë 5000 euro më datë 26.05.2022, në Rrugën e Dibrës.

Gjatë kontrolleve të banesave të tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...