“Shkëndijë sapo e pashë”, Alba dhe Eda rrëfejnë lidhjen e tyre 12-vjeçare

Të ftuara sot në “Rudina” në Tv Klan, dy partneret Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.

Ato na tregojnë se si nisën ndjenjat e tyre të para që më pas e kurorëzuan në një marrëdhënie 12-vjeçare.

Të njohura në një festë nga një mik i përbashkët, për to ka qenë dashuri me shikim të parë, emocionet e së cilës Eda i rrëfen njësoj sikur gjithçka të kishte ndodhur dje.

Rudina Magjistari: Ndërkohë me njëra-tjetrën keni gati 12 vite?

Alba Ahmetaj: Po, që në 2010.

Rudina Magjistari: Jeni njohur në një festë rrëfyem ne shkurtimisht, por si ka ndodhur në fakt?

Edlira Mara: Jemi njohur në një festë bashkë me Albën. Takimi ka qenë nëpërmjet një mikut tonë të përbashkët. Në fakt unë sa kam parë Albën ka qenë shkëndijë. Nuk e kam besuar pjesën e shkëndijës, por vërtet që para 12 viteve dhe sot e tre muajve ka ndodhur kjo.

Albën e mbaj mend sikur ta kem përballë tani, me atë këmishën e bardhë, xhinset, takat, mënyrën se si më shikonte dhe se si e shikoja dhe unë. Kemi biseduar në atë ritmin e lartë të muzikës, unë që afrohesha të bisedoja pak me të sepse nuk dëgjohej ajo që thoja. Alba më afronte veshin, flokët e saj që binin tek unë, kaçurrelat…

Rudina Magjistari: Do të shkruash një libër më duket, se si një shkrimtare po e rrëfen të gjithën.

Edlira Mara: Kam pasur shumë emocione dhe kur jam kthyer në shtëpi, mesazhi i parë që unë kam marrë nga Alba ka qenë…kaçurrelave të mia po iu mungon që tani./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...