HISTORIA E 36 VITE MË PARË/ 10 ORË NOT PËR T’U ARRATISUR NGA SHQIPËRIA

Me 22 gusht të vitit 1986, para 36 vitesh, u nis nga vija e Vrakës me not për të kaluar në shtetin fqinj të Malit të Zi, për ti shpëtuar regjimit të asaj periudhe. Por, nuk do ia dilte dot, pasi do të kapej në ujërat e Malit të Zi.

Shaban Tamalari Tuzoviç nga Shkodra, sot 70-vjeç, tregon si e mori përsipër këtë rrezik, vetëm që të largohej nga Shqipëria. Është nisur në orën 8 të mëngjesit, duke bërë 10 orë not. Në fund, për këtë do të denohej me 12 vite burg, me akuzën për tradhëti ndaj atdheut…

70-vjeçari tregon edhe jetën në burgun e Qaf Barit, ku thotë se ka arritur deri në atë pikë sa për të eleminuar veten…

Ndër të tjera, Tamalari thotë se ka pasur edhe persona të tjerë që kanë tentuar arratisjen nga vendi në mënyra të tilla.

TE TJERA

spot_img