Do shpëtojmë Shqipërinë nga Rama, Sali Berisha tregon datën kur do fillojnë protestat

Në 7 korrik Partia Demokratike do të thërrasë protestë kombëtare.

Lajmi është bërë me dije nga ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me shoqërinë civile.Berisha u shpreh se është menduar që të quhet fronti për shpëtimin e Shqipërisë.

Ish-kryeministri tha se ajo e 7 korrikut do të pasohet me protesta të tjera.“Do e quajmë front për shpëtimin e Shqipërisë apo me një emër tjetër do e shohim por ne do ne duhet të funksionojmë si fron.

Më 7 Korrik është menduar të jetë data e protestës së madhe në Tiranë.Të vazhdojmë këtë betejë si një front i përbashkët. Të bëjmë një punë intensive për suksesin e protestës sonë më datën 7 korrik dhe të angazhohemi që protesta të tjera do të vazhdojnë.

Me këtë sistem ne nuk pajtohemi”, tha Berisha. “Të ngrihemi në këtë protestë të fuqishme. Nuk mund ta shndërrojë kush Tiranën në Beogradin e vogël.Nuk mundet të shkatërrojmë, Myzeqenë, nën Shkodrën në Ballkanin e Hapur, në një kohë kur Serbia subvencionon më shumë hektarin e tokës”, shtoi ish-kryeministri.

TE TJERA

spot_img