82-vjeçari: Ja fusin kot sepse në Shqipëri jetohet shumë mirë! Të rinjtë tanë janë dembelë, këtu jetojnë 25 mijë italianë

Shumë nga të rinjtë e sotëm po largohen nga Shqipëria sepse thonë që këtu është e pamundur t’ia dalësh me rrogat e ulta që janë.Por jo të gjithë mendojnë kështu.

Brezat e vjetër ia vënë “fajin” të rinjve dhe sipas tyre në Shqipëri mund të jetohet, por të rinjtë e sotëm janë dembela.Kështu u shpreh një i moshuar në “BoxPop” e radhës të Abc Neës. Qytetari: Të rinjtë janë dembela.

Ja fusin kot sepse në Shqipëri jetohet shumë mirë. Këtu jetojnë dhe punojnë 25 mijë italianë plus nga vende të tjera.Pse ata vijnë ndërsa ne ikim? Të rinjtë nuk punojnë fare. Unë kur isha i ri punoja me 3 turne. Nuk vjen asgjë nga qielli. Unë jam 82 vjec dhe e kam filluar punën shumë i ri.

Punoja me 3 turne dhe u rregullova me familje me fëmijë me të gjitha. Njeriu duhet të punojë, të sakrifikojë. Po nuk sakrifikoi rinia sot s’ka të ardhme nesër.Rinia e sot shikon nga qielli, nuk vjen asgjë nga qielli po nuk punove. Po s’punove s’ka kuptim jeta”, tha ndër të tjera i moshuari.

https://fb.watch/dPjIjUlnYv/?fs=e&s=cl

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...