Tjetër skemë e zhvatjes së qytetarëve nga policia rrugore/ Denoncimi: Më kërkuan lekë të mos bllokonin makinën!

Këtë sezon veror, Policia Rrugore duket më e vendosur se kurrë për të ‘rrjepur’ shoferët në rrugët e Shqipërisë.

Për ta bërë sa më mirë këtë përdorin radarët dhe makinat inteligjente, por duket “se harrojnë” të njoftojnë shoferët, ose e shikojnë si skemë për të vjelë sa më shumë para.

Në lidhje me këtë problem është edhe një nga denoncimet që ka ardhur sot pranë redaksisë së JOQ, me një qytetar që thotë se makina e kompanisë ku punon, gjatë një kontrolli rutinë nga efektivët e Policisë rezultonte me 4 gjoba të vendosura nga radari, me asnjë prej tyre që kishte ardhur me një njoftim, nga posta apo E-Albania.

Qytetari po ashtu thotë se Policia i ka kërkuar lekë që mos t’i bllokojnë makinën ndërsa në fund është detyruar t’i paguajë gjobat që bashkë me kamatë vonesat kishin shkuar shumë shtrenjtë, ndërsa nuk kishte gjetur zgjidhje as nga drejtoria e Policisë së Fierit, pasi “fajin” për mos njoftimin ja kishin lënë postës shqiptare.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje joq, punoj shofer ne nje kompani private ne tirane dhe shpesh me takon te bej rruge per ne Vlore. Dje me ndalon policia rrugore per nje kontroll rutine dhe konstaton qe makina qe drejtoja (e kompanise) kishte 4 gjoba per radar (pa heqje patente), 3 ne drejtorin e Fierit dhe 1 ne ate te Vlores,

gjoba qe datonin qe para 2 muajsh per te cilat kompania qe punoj nuk ka marr asnje njoftim nga posta apo ne e-albania. Pervec faktit qe u gjenda i papregatitur dhe policet me kerkuan lek qe mos te me bllokonin automjetin per gjoba te papaguara, u detyrova te paguaj gjobat me kamatvonese, pothuajse dyfishin qe eshte sa 1 jave qe une punoj.

Telefonova drejtorine e policise ne Fier dhe me thane qe radari vendos me shum se 200 gjoba ne dite dhe nuk eshte puna e tyre nese i sjell posta gjobat apo jo. Un nuk jam kunder zbatimit te rregullave rrugore dhe punes te policise por doja te dija nese ju duket e drejte apo vjedhje nga shteti dhe policia qe te gjobitemi pa na njoftuar, te paguajme gjobat me kamatvonesa e te gjendemi ne situate te veshtire saqe te na bllokohet makina e te ngelemi ne mes te rruges?

TE TJERA

spot_img