Skandali/ Rama sfidon BE-në, bashkë me Aleksandër Vuçiç mund të bojkotojë samitin

Kryeministri Rama këtë herë e ka paralajmëruar vetë refuzimin e BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke mos pritur as vendimin e samitit të ardhshëm të union-it.

Në një postim në “Twitter” kreu i qeverisë është shprehur se BE tani mbahet peng nga Bullgaria, e cila nuk do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke bllokuar kështu edhe çeljen e negociatave për vendin tonë. Kujtojmë se Maqedonia dhe Shqipëria presin së bashku t’i çelen negociatat për në Bashkimin Europian.

Në postimin e tij, Rama po ashtu tha se bashkë me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, kanë diskutuar gjatë nëse duhet të marrin pjesë në samitin e ardhshëm apo jo:

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”

TE TJERA

spot_img