Pa makinë e pa patentë, Eurosig e thërret në gjyq për aksident

Një vit më parë emisioni “Stop” transmetoi një ankesë nga qytetari Leonard Nuka. Në vitin 2017 në Bulevardin Blu në zonën e Kamzës, kishin ndodhur dy aksidente e ishin dëmtuar dy automjete.

Për këto aksidente akuzohej Leonard Nuka, i cili thotë, se nuk ka as makinë e as patentë, por i kërkojnë të paguajë 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra. Leonardi ynë është nga Berati dhe ka marrë thirrje për gjyq nga kompania Eurosig.

Pasi e futëm në rrugën e zgjidhjes problemin, Leonardi njoftoi, se sërish e kanë thirrur në gjyq. “Stop” iu drejtua edhe një herë në kompaninë Eurosig, ku shpjeguan,

se janë ndërruar gjyqtarët për shkak të vettingut, ndaj zoti Nuka duhet të paraqitet edhe në seancën e Tetorit 2022, për të pushuar çështjen./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...