Kujdes/ Dalin emrat e ndaluar me ligj në Shqipëri qe nuk duhet tia vendosni femijes …

Kushdo që është në pritje të një fëmije, e di shumë mirë që një ndër shqetësimet, por edhe pjesa më e bukur e kësaj periudhe është zgjedhja e emrit.

Shumë prindër mendojnë që emri nuk është aspak përcaktues për të ardhmen e një fëmije, kurse të tjerë i kushtojnë rëndësi këtij detaji dhe hartojnë lista të pafundme emrash.

Sipas sociologëve emrat dhe vendosja e tyre është një proces që lidhet me kulturën, traditën dhe identitetin personal të gjithsecilit prej nesh. Nëse mendoni se keni zgjedhur emrin perfekt për të porsalindurin tuaj, mund të përballeni në sportelet e gjendjes civile me pamundësinë e të regjistruarit të tij.

Shteti shqiptar ka hartuar një listë me 62 emra, të cilët janë të ndaluar të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile për shkak të karakterit të tyre të pavend. Emrat e ndaluar nuk janë gjetje shqiptare,përkundrazi edhe në vende të tjera të botës ekzistojnë lista me emra të papërshtatshëm, si në Rumani, Zelandë e Re, SHBA etj.

Emrat e ndaluar në Shqipëri janë: Ankim, Arançatë, Avash, Bretk, Berr, Burgim, Ballokume, Car, Cub, Curranë, Currelë, Careva, Carina, Çbane, Dert, Derman, Dovlet, Durak, Ekran, Eros, Ferman, Federatë, Fodulle, Gazep, Gallatë, Gabime, Groshe, Gjezap, Hyzmet,

Përshëndetje, Hafije, Helme, Ironi, Jermësinë, Keqan, Keqe, Kralicë,Lëvere, Meze, Mëshirë, Mjaft, Mjaftime, Mjaftoni, Mbarime, Mbete, Mbylle, Marrëzi, Ndalime, Pikëllime, Pafate, Pseerdhe, Rikë, Rakita, Spece, Sose, Stenatë, Sherre, Shkurte, Shkurtime, Zhenaze dhe Zehere.

Megjithëse këto emra janë të ndaluar dhe shumica e qytetarëve nuk janë në dijeni se ekziston një listë e tillë, nuk ka pasur kërkesa për to. Perveç emrit Eros, i cili mendohet te hiqet nga lista e emrave te ndaluar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...