Historia e veçantë/ Dikur ishte 120 kg, i riu zbulon si ra nga pesha

I ftuar mbrëmjen e sotme në Opinion, i riu Aldo Hako ka treguar rrugëtimin e tij se si ka humbur peshë në një kohë të shkurtër dhe në mënyrë të shendetshme.

Ai tregon se humbja e kileve të tepërta nuk ishte një proces i lehtë, por mjaft i gjatë dhe i lodhshëm, i cili kishte dhe sakrifica.

Blendi Fevziu: Sa i shëndoshë ke qenë?

Aldo Hako: 120 kg në maksimumin tim.

Blendi Fevziu: Sa je tani?

Aldo Hako: Tani jam 100 se kam shkuar 90.

Blendi Fevziu: Dhe si i hoqe?

Aldo Hako: Ka qenë një proces i gjatë dhe i lodhshëm. Unë kam kombinuar palestrën me një regjim ushqimor në atë kohë shumë të fortë, drastik.

Blendi Fevziu: Çfarë nuk haje? Nuk po të pyes çfarë haje…

Aldo Hako: Ka qenë regjimi klasik, fileto pule, sallatë, orizi i zier. Pastaj zbulova keton. Ketoja ka qenë shpëtimi im sepse unë jam një natyrë që pa mish nuk rri dot dhe sakrifikova karbohidratet për një kohë shumë të gjatë.

Blendi Fevziu: Haje vetëm mish?

Aldo Hako: Kryesisht po.

Blendi Fevziu: Edhe e mbajte peshën pastaj? Sepse shumë prej njerëzve që unë njoh bien në peshë, por e rifitojnë prapë shpejt.

Aldo Hako: Unë e kam bërë dy herë këtë ciklin sepse në pandemi duke qenë se e morëm si lojë, gatuaj gjithë ditën, pi alkool gjithë natën… Bëje këtë procesin që gjatë gjithë kohës, puno, ha dhe pi, mora goxha kile sepse nuk u kujdesa, por pastaj i rashë në të prap, një sekondë se…/tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...