Del ligji i ri! Gjobë kush bën “çiçin” brenda në det

Spanja bën një hap para. Turistët që guxojnë të kryejnë nevojat personale në brigjet dhe detet e Spanjës,

nga tani e tutje do të gjobiten me një shumë jo pak të vogël, por me plot 750 euro.Ligjvënësit në Vigo, një qytet në rajonin e Galicisë, thanë se kushdo që kapet duke kryer nevojat në det ose në plazh do të duhet të paguante një gjobë.Këshilli i qytetit spanjoll e ka cilësuar urinimin publik si një “shkelje të vogël” dhe “shkelje të rregullave të higjienës”,

por nuk ka sqaruar se si do të identifikojnë autoritetet turistët që do të urinojnë në det.Zyrtarët e qytetit planifikojnë të vendosin tualete publike në plazhe gjatë sezonit të verës. Gjithashtu autoritetet në Francë kanë ndaluar edhe përdorimin e sapunit apo shampos në det, si dhe larjen e enëve të kuzhinës.

Edhe Shqipërisë i duhet shumë një ligj si ky, por sigurisht që s’do zabtohej. Këtu akoma hotelet dhe restorantet derdhin ujërat e zeza në det dhe jo më njerëzit.Ndoshta na duhet me vitë të tëra të arrijmë deri në këtë pikë, sepse ne akoma hedhim plehrat në mes të rrugës ose nga kati i pestë i pallatit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...