Ankohet pronari i një lokali në plazh: Nuk po gjej dot punëtorë, i gjithë stafi që kisha ka ikur jashtë shtetit

Sezoni veror ka filluar me probleme për stacionet e plazheve në Shqipëri.

Zonat bregdetare kanë pritur fluksin e parë të pushuesve për këtë sezon veror.Po nga ana tjetër menaxhuesit e stacioneve të plazhit po përballen jo vetëm me çmimet e larta, por edhe mungesë të fuqisë punëtore.

Stafi që Gusti Hoxha, pronar i një stacioni plazhi në Spille, kishte të punësuar një vit më parë është larguar i gjithi nga Shqipëria.Ai thotë se e ka shuëm të vështirë të gjejë punëtorë dhe është i detyruar të punojë vetë gjatë gjithë kohës bashkë me familjarët e tij sepse nuk gjen dotë punëtorë

Tashmë rekrutimi për sezonin e ri është bërë gjithnjë e më i vështirë jo vetëm në zonën e Spillesë por kudo në vijën bregdetare të Shqipërisë.Kudo në lokalet, restorantet dhe hotelet në Shqipëri shikon njoftimin që duan punëtorë, njoftim që rri aty gjatë gjithë vitit, aq keq është situata.

TE TJERA

spot_img