Zbulohet çfarë fshihet pas postimit të papritur/ Alketa i kërkoi falje dje publikisht Arilenës

Një ditë më parë, Alketa Vejsiu bëri një postim të papritur, përmes të cilit duket se ka paralajmëruar projekte të reja me Arilena Arën. Ajo publikoi një video nga “X Factor”, ku shfaqet duke përqafuar Arilenën.

 

“Ky përqafim vlen sa 1,000 fjalë. Më fal, Arilena. Të dua. Duke pritur për gjëra të bukura së bashku,”.Ky postim ishte i papritur pas asaj që ndodhi pas Festivalit të Këngës në 2019, shumë i përfolur për shkak të fituesit. Pasi përfundoi festivali, Alketa bëri një postim, ku ndonëse përgëzoi Arilenën për fitorenmu ndal te Elvana Gjata, e cila doli në vendin e dytë, duke i kërkuar ndjesë publikut që u zhgënjye.“I uroj suksese Arilenës për fitoren!

 

Sa më mbarë për Shqipërinë në Eurovizion. Por, nuk mund të lë pa falenderuar Elvana Gjatën! Atë që u klikua në 2 javë më shumë se të gjithë. Nuk mund ta mohoj që kënga e saj ishte festa e këtij Festivali. Që Elvana ishte lajmi i këtij edicioni, zëri dhe energjia e rinisë që vallëzoi në një sallë të ngurtë, që bëri bashkë Shqipërinë, Kosovën dhe diasporën!

 

Garat shpallin fitues, por jo humbës sepse hitet nuk vdesin kurrë.” shkroi Alketa asokohe.Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se Alketa dhe Arilena nuk e ndiqnin më njëra tjetrën në Instagram. Kjo gjë bëri bujë në media duke marrë parasysh raportin që kishte Arilena, e cila fitoi “X Factor Albania 2”, me Vera Grabockën dhe Alketën.Megjithatë, postimi që Alketa ka bërë së fundmi nuk është i rastësishëm.

 

Burime për Anabel.al thonë se një nga bashkëpunëtorët e regjisores Vera Grabocka në “X Factor” është Popi Kola, menaxheri i Arilenës. Mos vallë Arilena do të jetë pjesë e jurisë së “X Factor”?Arilena ka përvojë si anëtare jurie pasi ishte në “The Voice of Albania”.

 

Për më tepër, që Alketa ka paralajmëruar që X Faxtor po rikthehet pas një pauze kaq të gjatë. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmin zyrtar nga ana e këngëtares.

TE TJERA

spot_img