Turku i shumëkërkuar kapet në vendin tonë, ai hiqej si fizioterapist

Kapet dhe vihet në pr anga një shtetas turk, i shumëkërkuar nga drejtësia turke, i dënuar me 21 vite dhe i larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

 

Ndalimi i tij është bërë i mundur në sajë të operacionit policor të koduar “Pojska”, pas marrjes së informacionit se një person ën kërkim fshihej në Pogradec.Pas disa ditë mbajtjeje nën kontroll, blutë e kapën me qëllim ekstradimi, në shëtitoren “10 Dëshmorët e Pojskës”, shtetasin Salih Akkurt, 42 vjeç, banues në Konya, Turqi.

 

Për t’u maskuar, ai mashtronte qytetarët përmes ushtrimit të profesionit të fizioterapistit. 42-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpol Tiranës është njoftuar nga Interpol Ankara.

 

Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan çeqe në shuma të mëdha monetare.Ndërkaq, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Ankara, Turqi, dhe agjencitë ligjzbatuese vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...