Silva Gunbardhi ia thotë në sy Iirini Qirjakos: E ke burrin një çikë ka…

Silva Gunbardhi dhe Irini Qirjako sapo kanë publikuar kolazhin e tyre të dytë të dasmës.

 

8 këngë të përmbledhura në një klip 9-minutësh ku dy artistet kanë qëndisur me kujdes zërat e tyre.Videoja interesante me ngjyra e skena të veçanta, Irini shprehet në “Rudina” në Tv Klan se i është besuar Silvës, pasi është e dhënë pas detajeve.

 

Këto të fundit nuk qenkan në të njëjtin shije me bashkëshortin e Irinit, i cili nuk e ka pëlqyer aq sheshxhirimin, por Silva e ka ‘shpjegimin’ për këtë.Irini Qirjako: Kur e pashë… burrit tim nuk i pëlqeu se burri im ka botë tjetër. Silva Gunbardhi: E ke një çikë kararsëz po hë. E ke një çikë kararsëz. Maksi është kararsëz.

 

Irini Qirjako: Është ish-ushtarak. Silva Gunbardhi: Nuk e di duke qenë kaq kararsëz si është martuar. I ke bërë magji.Irini Qirjako: Jo, më ka bërë ai mua. Rudina Magjistari: Silva, është ushtarak, është disiplinë tjetër ai, s’është si puna jote çfarë fluturon hahet. Silva Gunbardhi: E vërtetë. Ne fluturojmë.

TE TJERA

spot_img