Shqiptarët bëjnë shpallje për shitje të veshkave online/S’do e besoni sa variojnë çmimet…

Platforma online për shitblerje “Merrjep” shfrytëzohet nga qytetarët për të shitur produkte të ndryshme. Mirëpo, disa prej tyre po shfrytëzojnë këtë hapësirë për të ofruar shitjen e një organi mjaft të rëndësishëm për njeriun – veshkën.

 

Mirëpo, cila është e vërteta e këtyre postimeve, ku çmimet variojnë nga 6000 e deri në 30 mijë euro?

 

Televizioni T7 ka telefonuar një prej personave që ka bërë shpallje, por i njëjti kërkoi që të kontaktohet më vonë.

 

E të tjerë kanë treguar se dikush tjetër ua ka vendosur numrin e telefonit në këto shpallje, prandaj telefonatat janë të vazhdueshme.

 

Thirrje të vazhdueshme ka pasur edhe një tjetër qytetar.

 

Personat që i bëjnë këto shpallje shprehen se detyrohen të ofrojnë veshkën për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

 

Por, a lejohet transplanti i veshkave në Kosovë?

 

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë sqaruar se në vend nuk ka ligj për transplantim të organeve.

 

Sipas tyre, institucionet në vend nuk kanë kapacitete për t’i ofruar këto shërbime.

 

Mirëpo, ndryshe shprehet Pleurat Sejdiu, nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

 

Sipas tij, është e pakuptimtë që në Kosovë nuk po ofrohet transplantimi. Sejdiu shprehet se kjo do të ndalonte pazaret e tilla të qytetarëve.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...