Shqipëria ndihmon Ukrainën me perime të stinës si domate, speca dhe kastraveca

Perime të stinës për ukrainasit nga Fieri mbërrijnë në Kharkiv.

 

Vendi evropian po përballet me varfëri të madhe për shkak të situatës me Rusinë.Ditën e sotme në Kharkiv ka mbërritur dhe një pako me perime nga qyteti i Fierit. Lajmin e ka bërë të ditur perfekti i këtij qarku, i cili ka postuar në rrjetet sociale foto nga ndihmat e nisura drejt Ukrainës.

 

“Ishte pikërisht Memorandumi mbi Mirëkuptimin, Miqësinë dhe Bashkëpunimin, nënshkruar mes Prefektit të Qarkut Fier dhe Kryetares së Këshillit Rajonal të Kharkivit znj.Tatiana Egorova-Lutsenko, në 12 Maj 2022 që çeli siparin e një marrëdhënie të veçantë mes dy rajoneve tona.

 

Një falënderim shumë i madh shkon për grumbulluesit e perimeve dhe subjektet e tjera që kontribuuan për të mbuluar kostot e transportit si dhe për Dhomën e Tregtisë Fier për bashkëpunimin, për të mundësuar realizimin me sukses të kësaj ndihme humanitare.

 

Kjo ndihmë shkon si mesazh mbështetje, nga kombi i Nënë Terezës për popullin e Ukrainës, në emër e shërbim të kauzave të lirisë e paqes”, shkruan Shehaj në Facebook.Një gjest shumë i bukur dhe domethënës për një popull që po vuan shumë që nga shkurti i këtij viti, situata me Rusinë vazhdon ende të mos ketë një zgjidhje.

TE TJERA

spot_img