“Do ta bëj mishin copa-copa”/ U gjet i vdekur në rezervuar, e motra e 26-vjeçarit zbulon fjalët e fundit të tij

Martin Çeço u gjet më 16 qershor të këtij i pajetë në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq. Për vrasjen e 26-vjeçarit janë arrestuar si të dyshuar Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Policia ka bërë të ditur se tre personat e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datën 12 qershor kanë marrë viktimën në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë një vajzë 18-vjeçare, me të cilën 26-vjeçari dyshohet se kishte pasur lidhje. Sipas burimeve, vajza kishte krijuar një lidhje paralele me viktimën dhe një nga autorët.

Motra e të ndjerit ishte ditën e sotme në lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u shpreh se Martini nuk ka qenë i lidhur me vajzën në fjalë.

Sipas Klarida Çeço, vëllai i saj nuk është takuar me të renë, vetëm ka folur në telefon me të. Më pas, ajo ka shtuar se babai kishte dëgjuar një bisedë të Martinit me vajzën dhe më pas me një djalë, ku ky i fundit e kishte kërcënuar.

“Më ka thënë babi se e kishte kërcënuar. Ajo vajza e ka marrë në telefon në orën 11 të darkës, ditën e ngjarjes. Duke e provokuar e ka pyetur ‘ca bën’ dhe pranë ka pasur atë djalin tjetër. Ai më pas i kishte dalë në telefon dhe aty e mori vesh se ishte me dikë tjetër.

Ai i kishte kërkuar për ta takuar për të dalë në kafe, dhe vëllai nuk donte. Ai i kishte thënë po nuk dole, do ta bëj mishin copa-copa. E kishte dëgjuar babi te veshin. Babi kishte marrë telefonin dhe e ka pyetur se çfarë do i bësh, e ka kërcënuar edhe babin.

‘Kaq e pati jeta ime’, i thoshte babit dhe doli me rrobat e gjumit dhe me shapka. Babi nuk e ndoqi pas, pasi kanë kaluar 5 minuta ka dalë dhe e ka thirrur. Ky ka qenë momenti i fundit. Ai djali në telefon i kishte thënë ‘nëse nuk del, do të hedh një bombë në shtëpi’. E prandaj ka dalë”, tregon e motra e të ndjerit.

TE TJERA

spot_img