U përjashtua me bujë nga Teatri Kombëtar në moshën 34-vjeçare, e gjeni dot cila është aktorja e mirënjohur shqiptare (FOTO)

Edi Luarasi lindi në Tiranë më 7 maj 1940 dhe ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare më dhjetor te 2021 pas një sëmundjeje të rëndë. Luarasi ka debutuar në skenë në moshë të re.

Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës.

U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor.

Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.

Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj.

Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974 për arsye politike e më pas u rikthye në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz në rolit e damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”.

Ndër kulmet e saj si aktore, përmendim rolin e Leas tek drama “Njolla të murme” (1969) të Minush Jeros me regji të Mihallaq Luarasit, dhënë me rastin е Festivalit të Katërt Kombëtar të teatrove të dramës nga trupa “А. Z Çajupi” e Korçës.

Rezultati ishte i merituar, juria qëndrore i dha flamurin e te­atrit “Andron Zako Çajupi” të Korçës për shfaqjen më të mirë të këtij festivali “Njollat e murmе” të Minush Jeros, për regjinë i jep Medaljen е Festivalit të shkallës të раrë regjisorit Mihal Luarasi, bashkëshortit të Edit,

për vënien në skenë me nivel të lartë ideo-artistik të pjesës “Njolla të murme”, e së fundi, akordon ро medalien e shkallës së раrë aktores Edi Luarasi, рër interpretimin me nivel të lartë ideo-artistik të rolit të Leas.

Pa mbaruar ende ky gëzim, pas tre shfaqjesh shumë të sukseseshme, kjo dramë, së cilës masa e gjërë e popullit i kishte kushtuar një vëmëndje të madhe, cilësohet si një “Njollë e zezë рër аrtin tonë revolucionar e plot partіshmëri”. U ndalua në mënуrë kategorike. Pse? Kjo pyetje qarkullonte kudo ato kohë. Nuk arrinin të kuptonin!

Por “Njollat e Murme” dhe vënia e saj në skenë mundi të rrokte me pjekuri dhe largpamësi problemin me delikat të kohës, lindjen e parazitëve të rinj, të cilët hanin në kurniz të të aftëve.

Autori, arriti të parashikonte me vërtetësi se kу fenomen pо përhapej me shpejtësi në aparatet administrative e shtetërore që kish filluar e që më pas dо të shëndrohej në një gangrenë рër vetë sistemin.

Pikërisht me ndalimin dhe çensurimin e kësaj drame, si dhe më vonë me fatin e keq të Festivalit të 11 të Këngës në Televizion, lidhet dhe trauma e familjes Luarasi.

I shoqi i Edit, regjisoni i talentuar Mihallaq Luarasi, futet në burg dhe dënohet 8 vjet për agjitacion e propagandë. Ndërkohë Edi, e dëbuar nga teatri, detyrohet të futet në robaqepësi, për të përballuar vështirësitë financiare.

Gjatë 11-viteve të punës si rrobaqepëse, аjo arrin t’a përvetësojë mirë zanatin. Njerëzit e donin por dhe ajo i donte, gjithnjë e çiltër, e dashur dhe pa fjalë.

Njëherë, i mungonte një vegël е makinës qepëse dhe shkoi tek një usta, Mitka e quanin, i cili e donte dhe e vlerësonte Edin. Ai e ndihmon duke i gjetur një “drugë” të re. Edi i kërkon çmimin, kurse ai i përgjigjet: “Më ke dy bileta borxh, kur të japësh shfaqjen e pаrë”. Ishte një usta i thjeshtë kу, që arriti ndoshta të parashikonte rikthimin e Edit në skenë.

Por këto fjalë binin në vesh të shurdhër, nuk vlente dëshira e këtij njeriu të thjeshtë, përpara paragjykimeve të instancave të larta.
E detyruar nga sëmundja e nënës, Edi lë punën dhe kështu familja Luarasi mbahej vetëm me rrogën e Mihallaqit, i cili ndërkohë kishte filluar punën si bojaxhi. Ata shpresonin se do të vinte një ditë e bardhë dhe për ta.

Megjithëse 51 vjeç, pas ardhjes së demokracisë, Edi Luarasi kthehet në skenë. Paksa e vështirë për të, pas 20 vjet shkëputjeje, megjithatë me kurajo e pasion të pashtershëm, ajo arrin të fitojë e meritojë duartrokitjet e publikut në dramën “Vizita e Damës plakë”, duke u rikthyer kështu triumfalisht në skenën të cilën aq shumë e kishte dashuruar.

TE TJERA

spot_img