Shoferi pëson atak kur po drejtonte makinën, nipi 16-vjeçar kap timonin dhe i shpëton të gjithë

Po drejtonte makinën e tij, por në një moment u ndje keq:

situatën e kapi në kohë nipi i tij 16-vjeçar, i cili mori kontrollin e timonit dhe arriti të ndalojë makinën duke shmangur kështu aksidentet. Burri më pas u dërgua me urgjencë në spitalin Maggio në Crema. Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe karabinierët.

Sipas informacioneve të marra deri më tani, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, të enjten e 16 qershorit. 47-vjeçari dyshohet se u ndje keq ku dyshohet se pësoi një atak në zemër.

Pranë tij, fatmirësisht, ishte nipi i tij 16-vjeçar, i cili pati një reagim instinktiv: pasi kuptoi se xhaxhai i tij ishte i sëmurë, kapi timonin, ndaloi dhe më pas thirri ndihmë.

Burri u shtrua në spital dhe gjendja e tij mbetet e rëndë për momentin. Nga ana tjetër, 16-vjeçari nuk rezulton të ketë pësuar lëndime.

TE TJERA

spot_img