Rama vizitë speciale me plis në kokë në shtëpinë e “vëllait” të tij Hashim Thaçit, i ati i dhuron flamurin e UÇK-së

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të diele vizitoi familjen e ish-presidentit dhe kryeministrit Hashim Thaçi në Burojë të Kosovës.

Gjatë vizitës Rama teksa ishte duke biseduar me të atin e Hashim Thaçit i tregoi atij se kishte shkuar e kishte vizituar atë në burgun e Hagës dhe i tregoi gjendjen të cilën e kishte gjetur.

Kryeministri i tregoi atyre se Thaçi ishte në gjendje të mirë. Gjithashtu gjatë vizitës kryeministri i dhuroi të atit të ish-presidentit statujën e Skëndërbeut, ndërsa Ramës i’u dhurua flamuri i UÇK-së dhe një plis. Me 20 qershor, në Prishtinë do të mbahet mbledhja e dy qeverive Kosovë – Shqipëri.

Tradita e mbledhjeve të përbashkëta që nisi nga vitin 2014, do të ul sërish dy kryeministrat Rama e Kurti dhe ministrant e tyre për të nënshkruar të tjera marrëveshje në funksion të lehtësirave proceduriale dhe shkëmbimeve ekonomike Shqipëri-Kosovë.Takimi në Prishtinë vjen në një muaj ku qëndrimet e liderëve në Tiranë dhe Prishtinë nuk kanë qenë shumë miqësore mes tyre.

Nga Ohri ku u mbajt sesioni i radhës i nismës së Ballkanit të Hapur, Rama deklaroi se respektonte qëndrimet e një shteti Sovran si Kosova, por i kujtoi liderëve kosovarë historinë e marrëdhënies SHBA-Japoni, për t’i kërkuar të mos e refuzojnë më nismën për shkak të pjesëmarrjes së Serbisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...