Nëse dalloni këto shenja, nuk do gaboni kurrë në zgjedhjen e shalqirit

Mund të biem të gjithë dakord se shalqiri është fruti që simbolizon stinën e verës dhe janë të shumta familjet shqiptare që e kanë atë pjesë të përditshme të tryezës.

 

Por momenti kur pret shalqirin në një ditë të nxehtë vere është thikë me dy presa, ka raste që përzgjedhja na zhgënjen pasi ose e kemi blerë të papjekur ose shumë të pjekur.

 

Përzgjedhja e një shalqiri të shijshëm e të kuq flakë kërkon një farë mjeshtërie që në shoqërinë shqiptare për shumë kohë i është atribuar meshkujve të shtëpisë.

 

Por me këto këshilla ju do të mësoni se si të përzgjidhni shalqinin e duhur, të kuq flakë, të ëmbël e mos të zhgënjeheni kurrë.

 

Shikoni njollat e mëdha

Lëvorja e shalqiri zakonisht ka njolla të cilat janë të bardha dhe të verdha. Këto njolla formohen gjatë vendosjes së shalqirit në tokë ose në fushë. Shalqiri me shijen më të mirë ka një njollë të madhe me ngjyrë kremoze me nuancë të verdhë, si shalqiri në të djathtë në foton mësipër. Shmangni shalqinjtë me njollë të bardhë sepse janë pa shumë shije. Sa më e verdhë njolla aq më i mirë shalqini.

 

Të vrarat e lëvores

Sipas të dhënave të vrarat e lëvores që formojnë një rrjetë kafe të mirëfilltë ndodhin si pasojë e pllenimit të lules së bimës nga një insekt. Sa më e madhe të jetë e vrara në fjalë, aq më i ëmbël do të jetë fruti.

 

Forma

Shalqiri që ka formë gjatoshe dhe të zgjatur është më i lëngshëm, ndërsa shalqiri i rrumbullakët është më i ëmbël.

 

Bishti

Bishti i shalqirit duhet të jetë i tharë dhe jo jeshil. Nëse ai është jeshil, atëherë shalqiri nuk është mjaftueshëm i pjekur.

 

Përmasat

Përmasa ka rëndësi në përzgjedhjen e shalqirit. Nëse dëshironi të bëni zgjedhjen e duhur, ju këshillojmë që gjithmonë të kapni një shalqi mesatar por jo shumë të madh dhe as fare të vogël.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...