“Luftë” klikimesh/ Pas deklaratës së Noizyt, reagon Tayna: Çfarë dreqin ke… (FOTO)

Kanë kaluar vetëm 24-orë nga publikimi i bashkëpunimit të Loredanës dhe Noizyt “Heart Attack” nga njëra anë dhe “Pare”, bashkëpunimi midis Taynës, Butrint Imerit dhe Mozzik nga ana tjetër.

Emrat më të njohur të muzikës janë bërë bashkë dhe në rrjet ka nisur “lufta” e klikimeve. Në më pak se një ditë të dyja këngët që priten të jenë hite të kësaj vere janë “kokë më kokë” me shikime.

Gjatë ditës së djeshme Noizy bëri një deklaratë në rrjetet sociale dhe kjo u mor si thumb për artistët e tjerë. Sipas reperit sot klikimet e këngëve po blihen duke ju referuar kështu këngës “Pare”.

Pas kësaj deklarate i pritshëm ishte një reagim nga artistët e kësaj këngë. Nuk vonoi shumë dhe Tayna e dha përgjigjen e saj.

Me anë të një liste më këngët më të dëgjuara në botë, ku kënga e saj renditet e 14-ta, reperja krahas fotos shkruan: Çfarë dreqin kini,”- duke lënë të kuptohet qartë që e ka me Noizyn.

Më tej edhe bashkëpuntori tjertër i përfshirë në këngë ka reaguar. Butrint Imeri ka postuar në stori një video ku këndon refrenin e këngës “Pare”, dhe poshtë shkruan: Ça dreqin ki bre,”- duke e shoqëruar me të qeshura.

Nga ana tjetër Mozzik është i vetmi që nuk ka reaguar nga treshja deri më tani. Ju kujtojmë që se rreth një viti më parë reperi ka bërë një bashkëpunim dhe me Noizyn, i cili rezultoi goxha i suksesshëm.

Më herët ju rikujtojmë që kjo luftë klikimesh nisi nga kjo deklaratë e Noizyt: Mos harroni diçka… Shohim se kush është trending në vendin e parë. Trending nuk blihet.

Mirëpo reperi nuk e la me kaq, ai bëri tag në një postimin tjetër Denis Avdiun i cili është pjesë e ‘AVD Digital’ dhe ka qenë bashkëpuntor i këngës së Butrintit, Taynës dhe Mozzik.

Teksa ka postuar foton me profilin e Denisit, reperi shkroi krahas saj: “Ky është kingu që shpëton këngëtarët me klikime nga Pluto dhe Jupiter, @avdiudenis legjend bravo”.

TE TJERA

spot_img