KUJDES! Bledi Çuçi hedh në rrugët e Shqipërisë ‘POLICËT SPIUNË’ që ju vjelin gjoba pa e ditur

Ditën e sotme ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi hedhjen në rrugët e Shqipërisë, 10 makinat e reja inteligjente që do bëjnë punën e policëve të PSH.

Këto makina janë të pajisura me kamera e radarë dhe do detektojnë shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Këto makina janë të padetektueshme pasi nuk janë të pajisura me logon e PSH. Falë këtyre makinave, gjoba do u vijë shoferëve që presupozohet se kanë bërë shkelje, në shtëpi.

“Përmes syrit të pagabueshëm të teknologjisë që nuk njeh as mik e nuk pranon ndërhyrje, do të bëjmë një kapërcim epokal të punës së Policisë së Shtetit”,-shkruan Çuçi.

Janë hedhur hije dyshimi tek puna që do të bëjnë këto makina e kjo ka ngjallur mosbesim në popull pasi duke marrë parasysh gënjeshtrat e 8 viteve që i ka bërë kjo qeverisje popullit…

kush i siguron qytetarët që këto makina nuk janë të programuara për të plotësuar një normë ditore vjelje gjobash edhe nëse drejtuesi i mjetit nuk është në shkelje?! Ku mund të apelohet kjo gjobë nëse kapet nga ky sistem që mund të jetë i programueshëm dhe i gabueshëm?!

Mos vallë marrja e këtyre mjeteve për Policinë e Shtetit është thjesht e ardhmja inteligjente e vjeljes së gjobave për qytetarët shqiptarë?!

TE TJERA

spot_img