Herët qenka kujtuar ama…/ Alketa i kërkon falje pas dy vitesh: Më fal Arilena! Këngëtarja nuk bën asnjë reagim

Dy vite më parë, pjesëmarrja dhe rrëmbimi i kupës në Festivalin e Këngës në RTSH nga Arilena Ara, do të bënte që të lindin debate të shumta. Në atë kohë publiku dhe emra të njohur të showbiz-it duket sikur u ndanë në “dy grupe”.

Ata që mbështesnin Arilenën dhe ata që mbështesnin Elvana Gjatën e cila fitoi çmimin e dytë.Kjo bëri që raporti mes moderatores Alketa Vejsiu dhe Arilenës të prishej totalisht. Edhe pse më parë kishin një raport shumë të mirë mes tyre, raporti i tyre dnryshoi direkt.

Që prej momentit ku Alketa u shpreh se ishte kundër pjesëmarrjes së Arilenës në atë festival, vajzat nuk patën më asnjë kontakt me njëra tjetrën.Por sot, pas dy vitesh, Alketa vendos të thyejë akullin. Ajo ka publikuar në Instagramin e saj një video të shkëputur nga vitit 2013 kur Arilena ishte pjesë e “X Factor”.

Në momentin e shkëputur Arilena vrapon e emocionuar drejt Alketës dhe e përqafon.“Ky përqafim vlen sa 1000 fjalë. Më fal Arilena Ara. Të dua. Bashkë në kërkim të gjërave të bukura”, ka shruar Alketa teksa ka zgjedhur që të bllokojë komentet në këtë postim. Ndërsa nga këngëtarja ende nuk ka asnjë reagim.

TE TJERA

spot_img