Alban Skënderaj tregon momentin e sikletshëm me Albana Osmanin dhe Ledionin: Nuk më pushoi telefoni për 3 ditë

Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj, është kthyer pas në kohë.

Ai ka kujtuar plot nostalgji fillimet e karrierës së vet. Ndër të tjera, Albani ka rrëfyer edhe një moment shumë të sikletshëm.“Mbaj mend një histori shumë interesante.

Më duket se ka qenë Albana Osmani me Ledionin në intervistë. Ata ishin shumë të lezetshëm, ironikë me batuta, por në të njëjtën kohë edhe shumë fresh, shumë MTV për kohën. Unë nga ana tjetër isha i ndrojtur, s’isha mësuar me intervista.

Në një moment ishim live kujtoj më thonë diçka të tipit: A ke kurajo ta japësh numrin tënd? Unë them po dhe nis të tregoj numrin.”, u shpreh në “A Live Night” këngëtari, i cili e kishte dhënë numrin personal pa menduar që ditën tjetër, e gjithë Shqipëria do të donte të fliste në telefon me të.

Kujtojmë që në atë periudhë Albani ishte në kulmin e karrierës së tij, pasi sapo kishte fituar festivalin “Top Fest” me këngën “Vetëm ty”.Albani mbrëmë na tregoi shumë gjëra dhe detaje për jetën e tij, një ndër to ishte edhe largimi drejt Italisë për herë të parë kur ishte vetëm 15 vjec.

TE TJERA

spot_img