21-vjeçari shkoi në Mal të Zi për të punuar dhe nuk u kthye më…

Familjarë e miq janë mbledhur për të shprehur ngushëllime familjes Halili nga Tetova.

 

21-vjeçari Enis Halili dje ishte nisur për të punuar gjatë sezonit të verës në vendin turistik Utjeha të Malit të Zi për të siguruar kafshatën e bukës. Fqinji Bekim Ramadani thotë se informacionet e para janë se rryma e fortë që posedon kjo pjesë e bregdetit ka qenë shkaktare për humbjen e jetës së Enisit, raporton KlanMacedonia.

 

“Kjo është një ngjarje tepër tronditëse sepse dje u përshëndetëm dhe asnjëherë nuk e pashë Enisin më të buzëqeshur. Dy – tre herë e ktheu kokën u përshëndet dhe ja që ky kishte qenë komunikimi i fundit me të. Kjo është jeta! Jeta e një të riu tetovar i cili kërkon jetë më të mirë, një të ardhme më të mirë dhe gjithmonë thoshte “do shkoj atje”, “do punoj këtu”, “do të përpiqem” e “do bëjë çmos që të kem një jetë më të mirë”, thotë Bekim Ramadani, fqinj i viktimës.

 

Prindërit e tij janë nisur për në Mal të Zi për të marrë kufomën, por pritet që të përfundojnë procedurat e domosdoshme nga autoritetet e Podgoricës. Informacionet e para flasin se nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij.

 

“Nga ora 14.00 – 15.00 kanë mbërritur atje, këtë e kuptuam nga mamaja e Enisit, janë vendosur në dhomë dhe pronari, pasi do të nisnin punën nga sot më 19 Qershor, u thotë që mund ta kaloni ditën duke shëtitur duke u njohur me qytetin, por mund të bëni edhe plazh. Në ujë është futur dike nga ora 17.00 dhe sipas të gjitha gjasave dhe nga ajo që lexoj nga portalet e Malit të Zi, ka pasur rryma të fuqishme në ujë dhe është mbytur. Pastaj pronari lamërohet tek prindërit dhe u thotë se i kanë humbur kontaktet, kurse ekipet e shpëtimit diku nga ora 19.00 arrijnë ta gjejnë dhe ta nxjerrin trupin e pajetë”, tha Bekim Ramadani.

 

Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme informon se për momentin po bëhët obduksioni dhe në rrjedha është zbardhja e plotë e rastit.

 

“Ministria e Punëve të Jashtme nga institucionet kompetente të Malit të Zi është informuar se është konstatuar vdekja e shtetasit tonë (E.H., i lindur në vitin 2000 në Tetovë), në vendin turistik Utjeha. Në rrjedhë është obduksioni, me qëllim zbardhjen e plotë të rastit nga institucionet malazeze”.

 

Enisi dje në orët e paraditës është nisur nga Tetova për në Ulqin. Kafenë e mëngjesit e ka pirë në lokalin ku ka punuar disa vite. Të gjithë që e njohin janë tronditur nga ky lajm, kurse familjes së tij pandërprerë po i arrijnë mesazhe ngushëllimi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...