Sapo doli nga “BMW-ja” e blinduar/ Ekzekutohet me 25 plumba biznesmeni

Një biznesmen grek ka humbur jetën pasi është ekzekutuar me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm, në Greqi.

 

Viktima është George Mitsou, 38 vjeç, pronar i një pike karburanti, i cili sipas mediave fqinje është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.

 

Breshëria me plumba ka nisur sapo 38-vjeçari ka mbërritur me automjetin e tij të blinduar BMW para pikës së tij të karburantit, kur një makinë tjetër e bardhë, në të cilën udhëtonin katër persona, i është afruar dhe e kanë qëlluar me kallashnikov, duke e lënë të vdekur në vend.

 

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka gjetur të paktën 25 gëzhoja. Pas atentatit, policia greke ka gjetur dhe një furgon të djegur, pak larg vendin të ngjarjes, që dyshohet se iu përket autorëve.

 

Sipas mediave helene në të kaluarën persona të panjohur kishin sulmuar me granatë këtë pikë karburanti.

TE TJERA