Qytetari denoncon oficerët e policisë së paraburgimit: Konsumojnë alkool në orarin e punës!

Një qytetar ka denoncuar së fundmi oficerët e policisë në paraburgimin e Durrësit. Sipas një qytetari, shefi i sigurisë, shefi i gadishmërisë dhe shefi i regjimit, në orar pune, ulen në një lokal dhe konsumojnë pije alkoolike.

 

Qytetari shprehet se ata lënë shërbimin dhe vijnë në lokal për të konsumuar alkool. Siç shihet edhe nga pamjet, ata janë të veshur me uniformë policie.

 

Nuk është hera e parë që efektivët e policisë, edhe pse janë në detyrë, konsumojnë pije alkoolike në bar-kafet pranë institucioneve ku punojnë.

 

TE TJERA

spot_img