Qeni i kafshoi gruan, fletnqytetari i revoltuar: Turp! Më sorollatën 3 orë për tetanozin, më nxorrën edhe policët jashtë (VIDEO)

Dikur, kohë më parë, nëse ju kujtohet, me të hyrë vera diskutimi kryesorë në tavolinat shqiptare, zyra apo çdo ambient tjetër ishte: “Ku do i kalosh pushimet”.

 

Por prej kohësh tashmë me thellimin e problemeve ekonomike në vend, pushimet tingëllojnë një term mjaft luksoz për qytetarët e thjeshtë.

Këtë e ka vërtetuar edhe një qytetar në rrugët e kryeqytetit të vendit, i ndaluar nga mikrofoni i “Vox Pop” në Albeu.

 

Teksa i është drejtuar pyetja se ku do t’i kalojë pushimet këtë verë, qytetari ka shpërthyer menjëherë në revoltën e cila duket që në sytë e tij dhe zërin që i dridheje se po e mundonte dhe i vetmi ngushëllim ishte mikrofoni dhe shpresa se më në fund zëri mund t’i dëgjohej.

 

“Kemi halle të tjera, se pushime s’do bëjmë që s’do bëjëm, s’kemi me ça i bëjmë. Problemi është shëndetësia që s’po punon fare. Ka që dje në orën 3 që dua të bëj një vaksinë nga kafshimi i qenit…Mbrëmë kam ndenjtur 3 orë në urgjencën e QSUT dhe mire që nuk e kishin ampulën por edhe pasi e bleva në farmaci nuk ma bënin se thonin nuk e kam për detyrë… Te qendra 10 nuk e ka për detyrë dhe te Iraniani thonin se kemi për detyrë, te QSUT se kane per detyre.

 

Është turp i botes për një gjipërë, për nje te kafshuar qeni… Mendoj se më vonë siç ka kafshuar gruan time qeni do kafshoj edhe Ministren. Jam shumë i revoltuar”, shprehet qytetari.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...