Ndërroi 3 kostume në vizitën në Ukrainë, por Spiropali thotë se…: Tregova dinjitetin e Shqipërisë

Gjatë vizitës së saj në Ukrainë pak ditë më parë ministrja Elisa Spiropali u komentua gjerë e gjatë dhe për ndërrimin e veshjeve të saj.

Disa e konsideruan si të “pavënd” ndërrimin e veshjeve nga ministrja duke e cilësuar si “paradë mode në lftë”. Kostumet e Spiropalit u përflonë më shumë sesa vetë vizita e Ramës.

Së fundmi ajo u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që komentuan veshjet e sa duke thënë se udhëtimi ka qenë shumë i gjatë dhe sipas saj ndërrimi ka qenë për arsye higjenike.Ajo shtoi se në udhëtimin e tyre u munduan që të tregonin dinjitetin e Shqipërisë.

“Unë e fal padijen, por jo ligësinë. Dhe keqardhje e madhe për mënyrën sipërfaqësore sesi disa njerëz, disa portale, e pasqyrojnë përfaqësimin e Shqipërisë aty, sidomos për një anëtare te delegacionit, grua. Ne ishim 24 orë në tren, dhe mbi të gjitha ishte një akt higjenik për të gjithë anëtarët e delegacionit, por sigurisht ne gratë merremi më shumë.

U munduam aty të tregonim dinjitetin e Shqipërisë, atë që ka bërë dhe do të bëjë, dhe atë që meriton Ukraina. Nuk kam asnjë koment tjetër se të them të drejtën ligësia më duket qesharake”, tha Spiropali.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...