Motra e Dumanit në Ministrinë e Jashtme, vjen reagimi i Sali Berishës: Përmendi Ballën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit se motra e Nuredin Dumanit është e punësuar në Ministrinë e Jashtme.

 

Berisha thotë se ky është një superskandal, ku motra e vrasësit me pagesë pajiset me certikatë sigurie për NATO-n.

 

Ish-kryeministri shton se DSIK e pajisi me certifikatë sigurie pikërisht kur Dumani filloi rrëfimin për serinë e vrasjeve në SPAK, duke treguar edhe lidhjet e qeveritarëve të lartë me krimin.

 

“Super skandal i ri! Banda qeveritare e Elbasanit e pajisur me çertifikate sigurie per NATO. Miq, Njera prej bandave me te rrezikshme ne Europe dispononte edhe çertifikate sigurie per NATO-n.

 

Mediat informojne sot se me daten 06.06.2022, motra e vrasesit serial Nuredin Dumani u pajis nga drejtori i pergjithshem i DSIK, i cili varet direkt nga Edi Rama, me çertifikate sigurie per te lexuar edhe dokumentat sekrete te NATO-s. Kjo u be me kerkese te Ministres se Jashtme Olta Xhaçkes.

 

Ky super skandal ndodhi pikerisht ne ditet kur i vellai i saj depononte ne prokurori serine e vrasjeve me pagese qe ai ka kryer, por edhe lakimin e Taulant Balles dhe qeveritarve te tjere te larte si te perfshire ne veprimtarite e bandes. Denoj me forcen me te madhe kete superskandal qe deshmon lidhjet e tmerrshme te niveleve me te larta te qeverise me krimin”, është shprehur Berisha.

TE TJERA

spot_img