Lajm i mirë jepet nga Franca për vendin tonë: Shqipërisë do i hapet drita jeshile drejt BE-së

Pohimet e Charles Michel se diçka e mirë do të mbërrijë për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,

duket kanë pasur një shtysë konkrete. Mësohet se Franca ka përgatitur një propozim për zgjidhjen e grindjes mes Shkupit dhe Sofjes duke ngjallur shpresa se deri në fund të muajit mund të zhbllokohet procesi i anëtarësimit në BE.

Fluturon si asnjëherë tjetër çmimi në vend/ Nuk do ta besoni çfarë vendi zë Shqipëria në botë për çmimin e naftës

Zbardhet motivi i sherrit që i mori jetën të riut/ Kush janë tre autorët e vrasjes së 26-vjeçarit që për shkak të një femre e mbytën dhe e hodhën në rezervuar. Ja çfarë u gjet në trupin e viktimës

Propozimin e Parisit për heqjen e vetos së vendosur nga Bullgaria në negociatat për anëtarësimin, për të cilin flasin të gjithë, deri tani nuk e ka parë askush.

Jo zyrtarisht thuhet se ai parashikon që kërkesat e palës bullgare të përfshihen në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja të jetë garantuese për realizimin e tyre.

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, pohoi se nuk e kanë marrë ende propozimin francez, megjithatë tha se i vlerëson lartë përpjekjet e kryesueses së radhës të BE-së dhe të vetë presidentit Macron për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme edhe për Shkupin edhe për Sofjen.

“Për momentin tek ne nuk e kemi propozimin që është harmonizuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshi edhe Bullgarinë. Kur të vijë një propozim i tillë ne do ta shqyrtojmë. Ndërkohë sa i përket identitetit dhe gjuhës, ne e kemi pozicionin të qartë se për këtë çështje nuk diskutojmë”, tha Kovaçevski.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi përmendi mundësinë e gjetjes së një zgjidhej, duke kujtuar kompromisin që i dha fund ngërçit të hershëm të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Është e rëndësishme të theksojmë se si Greqia dhe Maqedonia e Veriut arritën ta tejkalojnë problemin e tyre dhe ta zgjidhin atë me një marrëveshje të përbashkët. Presim që Bullgaria të bëjë përpjekje dhe të bëj të njëjtën gjë. Jam i sigurt që bisedimet do të ofrojnë shumë ide se si të ecim përpara së bashku”, tha Varhelyi.

Edhe pse disa analistët mendojnë se koha është tejet e shkurtër që kjo çështje të mbyllet deri në samitin e radhës së BE-së, propozimi francez sërish ka ngjallur disa shpresa, se muajin tjetër mund të ketë zhvillime pozitive në drejtim të zhbllokimit të procesit integrues.

TE TJERA

spot_img