Lajm i frikshëm, nafta në Shqipëri do të shkojë 5 mijë lekë për litër

Analisti Ilir Kulla tha mbrëmjën e sotme se çmimi i naftës në Shqipëri do të shkojë 5 mijë lekë të vjetra. Ai u shpreh në “Zonë e Lirë” se shkak i çmimit të lartë të naftës, jo vetëm në Shqipëri por edhë në Europë, është problemi i kërkesë/ofertës.

 

Kulla tha ndër të tjera se të sigurosh çmimin fiks dhe ta mbash, duhet ta blesh që tani me sasi të mëdhaja nafte, por kjo kërkon mundësi financiare të fortë që Shqipëria nuk e ka.

 

Ilir Kulla: Ne marrim mall importi. Dhe tregtarët tanë e blejnë të gjithë në një burim dhe kur ngrihet çmimi i produktit sepse është problem kërkesë/oferta në të gjithë Europën nuk është vetëm tek ne, ne jemi një treg i vogël, tregtarët tanë janë këta, ne nuk importojmë dot si shtet dhe të krijojmë rezerva të tjera, madje unë shoh me merak të madh dhe një gjë tjetër.

 

Çfarë ndodhi në momente të caktuara me institucione të caktuara sepse do vijë dimri dhe ky karburanti nuk shërben vetëm për makinat, po shërben për spitalet, për Forcat e Armatosura, shërben për policinë. Këto të gjitha këta i blejnë tek kompanitë tona lokale këtu. Dhe këta tanë i blejnë në dy kompani, një në Zvicër dhe një në Itali.

 

Arian Çani: Po si i bëhet Kulla? Ilir Kulla: Ta thashë, çmimi ka për të vajtur 5 mijë Lekë. Që të sigurosh çmimin fiks dhe ta mbash, duhet ta blesh që tani me sasi të mëdhaja dhe kjo kërkon mundësi financiare të fortë, gjë që këta nuk e kanë.

 

Kryeministri tha një gjë që do vëmë garanci sovrane për kompani të cilat importojnë mallrat e shportës, ndoshta do duhet që e njëjta të ndodhi dhe për mallrat e konsumit energjetik. Ose do heqësh akcizat, sepse çmimi është i lartë për shkak të akcizave, ose do fiksosh një çmim dhe do ta blesh për një kohë shumë të gjatë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...